Vazhdo


Bageti e Bujqesi (pjese)

O malet' e Shqiperise e ju o lisat' e gjate!
Fushat e gjera me lule, q'u kam nder ment dit' e nate!
Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt' e kulluar!
cuka, kodra, brinja, gerxhe dhe pylle te gjelberuar!
Do te kendonj bagetine qe mbani ju e ushqeni,
O vendthit e bekuar, ju mendjen ma defreni.
Ti Shqiperi, me ep nder, me ep emrin shqiptar,
Zemren ti ma gatove plot me deshire dhe me zjarr.
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri